18.4 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Besnik Krasniqi reagon pas dorëheqjeve në AAK-Prizren: Disa njerëz ndërrojnë anë për një vend pune

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar pas dorëheqjes së disa anëtarëve nga subjekti që ai drejton, pas marrëveshjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje për balotazhin e 9 nëntorit.

Reagimi i Krasniqit vjen pasi disa anëtarë të AAK-së shprehën pakënaqësi me vendimin për ta mbështetur kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashin.

Express Kredi nga BiCredit

Në një reagim publik, Krasniqi u shpreh ndaj atyre që, sipas tij, kanë ndërruar anë për përfitime personale.

“Disa njerëz që deri dje flisnin për parime e sot ndërrojnë anë për një vend pune, le ta dinë se s’janë as idealistë, as qytetarë, janë thjesht shembulli më i keq i politikës që po e çrrënjosim,” ka deklaruar ai.

Ai shtoi se “njerëzit me pedigre kombëtare e me moral nuk shiten, nuk blejnë dhe nuk i shërbejnë interesit personal”, duke theksuar se AAK në Prizren do të vazhdojë të punojë për drejtësi, zhvillim dhe interesin e qytetarit.

Krasniqi u është drejtuar edhe atyre që, sipas tij, presin përfitime nga pushteti aktual, duke thënë se në Prizrenin që ai synon të ndërtojë “nuk punësohesh me pazar votash, por me meritë”.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Pas 9 Nëntorit, në çdo listë punësimi do të jetë qytetari i ndershëm dhe profesionisti i zot, e kurrsesi jo ata që ndrojnë ngjyrë për interes,” tha ai, duke shtuar se Aleanca do të qeverisë “me përgjegjësi, dinjitet dhe rend”.

Në fund të reagimit, kryetari i AAK-së në Prizren theksoi se qyteti “nuk ka nevojë për shërbëtorë pa kurriz, por për njerëz që i shërbejnë popullit”.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Vdekja e punëtorit në Prizren, Inspektorati i Punës: Subjektit biznesor ia ndaluam punimet, por nuk respektuan vendimin

Një 34-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra gjatë punimeve në një ndërtesë në lagjen “Bajram Curri” në Prizren. Për këtë ka...

Festivali i Këngës në RTK pritet të jetë mbresëlënës, sipas Hundozit

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, ka bërë të ditur se në ambientet e RTK-së po mbahen provat orkestrale...

Lajmet e Fundit