10 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Ballkani gabon në shtëpi, Ferizaj merr një pikë në Suharekë

Ballkani ka bërë hap të gabuar në ndeshjen e xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar. Tri herë kampioni i Kosovës të shtunën në stadiumin e qytetit në Suharekë, barazoi 1:1 me Ferizajn, ndonëse ishte në epërsi prej një goli.

Walid Hamidi shënoi për 1:0 në minutën e 16-të. Për sulmuesin algjerian ishte goli i dytë i edicionit. Ai harkoi në zonë, ndërsa topin nuk e preku askush nga bashkëlojtarët e tij dhe përfundoi në rrjetë.

Ferizaj reagoi në fillim të pjesës së dytë. Zëvendësuesi Betim Haxhimusa i barazoi shifrat në 1:1 me gjuajtje të fuqishme nga afërsia. Kapiteni i Ferizajt shënoi për rezultatin përfundimtar në minutën e 48-të.

Për Ballkanin ishte barazimi i dytë në katër ndeshjet e fundit, ku i ka edhe dy fitore. Dy barazime në katër ndeshjet e fundit i ka edhe Ferizaj. E ka edhe një fitore e një disfatë.

Ballkani me barazim mbetet në vendin e dytë me 23 pikë. Ka dy pikë më pak se Prishtina që nga ora 18:30 në “Fadil Vokrri” luan ndaj Gjilanit. Kurse Ferizaj ndërkohë ngjitet në vendin e shtatë me 14 pikë, aq sa ka edhe Drenica. Drenica e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

E trishtë! 12-vjeçares që vdiq në Spitalin e Prizrenit nesër i jepet lamtumira

L. Shala është 12-vjeçarja që vdiq të enjten në Spitalin e Pediatrisë në Prizren. Ngushëllime ka shprehur fshati Mushtisht, prej nga dhe ishte e ndjera,...

Kuvendi i të Rinjve i Prizrenit shënon 9-vjetorin e themelimit

Sot u mbajt ceremonia për shënimin e 9-vjetorit të themelimit të Kuvendit të të Rinjve të Prizrenit. Gjatë aktivitetit, organizata u vlerësua për punën...

Lajmet e Fundit