Tre kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Hyrë Tejeci, Dr. Shaban Osmanaj dhe Festim Kabashi, kanë vizituar sot Kullën e Cikajve në fshatin Gjonaj të Hasit.
Kjo kullë, me mbi 200 vjet histori, përfaqëson një vlerë të veçantë të trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit.
“Me nismën e Haziz Hodajt, objekti është vënë nën mbrojtje institucionale dhe pritet të shndërrohet në muze, ku do të ruhen dhe prezantohen vlerat e trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm”, shkruan Tejeci në Facebook.
Sipas saj, mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore është pjesë e programit të tyre politik.
“LDK-ja ka program të qartë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike. Këto vlera janë pasuri kombëtare dhe duhet të ruhen e promovohen”.
Tejeci thotë se LDK-ja përfaqëson zgjidhje dhe shpresë për qytetarët.
Ajo u bënë thirrje votuesve që më 28 dhjetor të mbështesin LDK-në me numrin 123./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
