Boksieri me rrënjë nga Kosova, Ardian Krasniqi, ka shënuar fitore të madhe në Stuttgart, duke mposhtur argjentinasin Gaspar Fernandez dhe duke fituar titullin prestigjioz WBO Intercontinental Championship.
Ai e ka mposhtur boksierin argjentinas, Gaspar Fernandez.
Fitorja ka ardhur me nokaut në raundin e pestë.

Krasniqi ka treguar dominim që nga fillimi i ndeshjes, duke ushtruar presion të vazhdueshëm dhe duke kontrolluar ritmin e meçit. Epërsia e tij është konkretizuar në raundin e pestë, kur një seri goditjesh të forta e kanë detyruar gjyqtarin ta ndërpresë përballjen. Edhe sikur ndeshja të mos përfundonte me nokaut, Krasniqi do ta kishte siguruar fitoren edhe me pikë, pasi e ka synuar më shumë fitoren.
Dueli ka qenë pjesë e mbrëmjes së boksit që është transmetuar drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Kosovës.
Me këtë fitore, Ardian Krasniqi dhe shënon fitoren e dymbëdhjetë të në boksin profesionist, një sukses i rëndësishëm në karrierën e tij.

Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren