Liria ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Prizren, 3:1 ndaj 2 Korrikut në kuadër të Ligës së Parë, duke përmbysur rezultatin pas golit të hershëm të mysafirëve, raporton PrizrenPress.
2 Korriku kaloi në epërsi me golin e Meshack Kraikut, por Liria nuk u dorëzua. Fitim Susuri barazoi shpejt për 1-1 dhe kështu përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Susuri u tregua sërish vendimtar, duke shënuar nga pika e bardhë për epërsinë 2-1, ndërsa Albion Kurtaj vulosi fitoren me golin e tretë për 3-1, duke shpërthyer në gëzim tifozët prizrenas.
Me këtë triumf, Liria ngjitet në vendin e tretë me 49 pikë, vetëm 5 pikë larg kreut, dhe vazhdon të luftojë fuqishëm për vendet e para për inkuadrim në Superligë./PrizrenPress.com/