Anëtari i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Haziz Hodaj, ka iniciuar një nismë zyrtare për përkujtimin institucional të rolit historik të Kukësit gjatë Ekzodit të madh të pranverës së vitit 1999. Propozimi, i drejtuar kryetarit Shaqir Totaj dhe legjislativit lokal, synon që “portën e shpëtimit” të shqiptarëve të Kosovës ta kthejë në një simbol të përhershëm kujtese.
Sipas tij, Prizreni, si qyteti i parë që priti valën e të dëbuarve pas kalimit të kufirit, ka detyrim moral të nderojë qytetin që u bë shtëpia e dytë e qindra mijëra refugjatëve.
“Pranvera e vitit 1999 përbën një nga periudhat më të dhimbshme, por edhe më të ndritshme të historisë sonë të re. Në atë kohë, Kukësi u shndërrua në strehë dhe portë shpëtimi gjatë Ekzodit, duke dëshmuar solidaritet të jashtëzakonshëm”, tha Hodaj.
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
“Për këtë arsye, kërkoj nga Kuvendi që të mbështesë: ngritjen e një monumenti përkujtimor në Prizren me tematikë solidaritetin e Kukësit; organizimin e një manifestimi vjetor kulturo-historik për edukimin e gjeneratave të reja; krijimin e një bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Bashkisë së Kukësit; si dhe formimin e një grupi punues të përbashkët që do të hartojë planin konkret të veprimit dhe implikimet financiare”.
Hodaj u shpreh se kjo kërkesë vjen edhe si reflektim pas dëshmive të fundit historike në emisionin “Opinion”, ku u riaktualizua roli jetik i Shqipërisë.
Ai citoi ish-kryeministrin Pandeli Majko: “Po të mos ishte Kukësi, nuk e di se çka do të bënim.”
Sipas tij, pa një dokumentim institucional, ekziston rreziku që sakrifica e Ekzodit të vitit 1999 të zbehet në kujtesën kolektive.
“Nisma synon që përmes monumentit dhe bashkëpunimit me Bashkinë e Kukësit, ky kapitull i historisë të mbetet i gjallë për brezat që vijnë”, tha Hodaj.
Gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.
Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar.Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).
Me datë 27 mars, në orën 13:20, në pikëkalimin doganor të Vërmicës/Morinës kalojnë në Kukës 187 refugjatët e parë nga Kosova ku shumica ishin fëmijë dhe gra, të cilët ishin në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore dhe të plagosur me mjete të forta si: qyta pushke, shkopinj gome etj. U morën masa të menjëhershme për transportimin e tyre me mjete të transportit civil dhe ushtrisë nga Drejtuesit e Prefekturës së Kukësit. Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizrenit, Krushë e Madhe dhe Zym.
Me datë 28 mars vazhdoi fluksi i kosovarëve drejt Kukësit, të dëbuar me forcë prej trojeve nga pushtuesit serbë. Numri i tyre ishte 13.000 banorë. Refugjatët kosovarë hynin në Kukës nga pikëkalimi i Vërmicës/Morinit ku edhe ishin dhunuar, torturuar, masakruar dhe zhveshur nga policët serbë, duke u marrë paratë, bizhuteritë dhe çdo send me vlerë që ato kishinVendstrehimi i tyre përkohshëm ishte Pallati i kulturës “Hasan Prishtina”. Më pas pushteti lokal në Kukës hapi dyert e disa mjediseve shkollore, çerdhesh, kopshtesh, magazinash dhe deposh për strehimin e të dëbuarve. Refugjatët e tjerë u strehuan në familje kuksiane ku edhe u mikpritën nga to. Mesatarisht çdo familje në qytetin e Kukësit kishte rreth 14 kosovarë. Ata flinin në çdo pjesë të shtëpisë.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Në krye të javës në Kukës mbërriti karvani i dytë i të dëbuarve me rreth 70.000 kosovarë. Nga këto 40.000 u sistemuan pranë familjeve qytetare, 10.000 në mjedise të ndryshme publike të qytetit, 6.000 në komunat Bicaj, Kolsh, Tërthore dhe Shtiqën, 12.000 në qytetin e Krumës dhe 300 në komunën Golaj. Në Kukës mbërritën 16 automjete për të evakuuar një pjesë të kosovarëve në qytete te tjera. Dita-ditës numri i të dëbuarve rritej. Pavarësisht strehimit në shtëpitë e banorëve kuksianë, një numër i madh kosovarësh strehoheshin në kampe 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.
Një nga simbolet kryesore të 16 prillit është edhe Obelisku. Kulla u ndërtua si shenjë falënderimi për mikëpritjen nga Kukësi./PrizrenPress.com/
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
