K.R.U. Hidroregjioni Jugor Sh.A. ka njoftuar se Bekim Gashi është emëruar në detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, raporton PrizrenPress.
Sipas njoftimit, Gashi ka marrë sot detyrën e re në krye të kompanisë, e cila është përgjegjëse për furnizimin me ujë të pijes dhe mirëmbajtjen e rrjetit në rajonin e Prizrenit dhe zonat përreth.
Drejtoria dhe stafi i ndërmarrjes i kanë uruar suksese kryeshefit të ri, duke shprehur besimin se përvoja dhe angazhimi i tij do të ndikojnë në avancimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve, rritjen e efikasitetit dhe zhvillimin e mëtejmë të ndërmarrjes.
“Hidroregjioni Jugor Sh.A. mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes për të gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
