Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e një mjedisi më të qëndrueshëm, punëtoria “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe platforma ndreqe.com” mblodhi përfaqësues të OJQ-ve lokale, ambientalistë, aktivistë të rinj dhe profesorë të gjimnazeve për të diskutuar sfidat dhe zgjidhjet e mundshme për komunitetin.
Gjatë punëtorisë u trajtuan çështje të rëndësishme si sfidat mjedisore në nivel lokal, roli i qytetarëve dhe të rinjve në promovimin e praktikave të qëndrueshme, si dhe rëndësia e edukimit medial në luftimin e dezinformatave lidhur me çështjet mjedisore.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me platformën ndreqe.com, duke parë nga afër mënyrat se si mund të përdoret për raportimin e problemeve në komunitet dhe për të kontribuar në përmirësimin e hapësirave publike.
Ky aktivitet vjen si një nismë konkrete për të fuqizuar qytetarët dhe për të krijuar hapësira më të sigurta dhe më të pastra për jetesë.
Ky aktivitet vjen si një nismë konkrete për të fuqizuar qytetarët dhe për të krijuar hapësira më të sigurta dhe më të pastra për jetesë. /Telegrafi/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
