Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka shpallur thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për organizatat joqeveritare dhe individët që veprojnë në këto fusha.
Sipas njoftimit, të drejtë aplikimi kanë të gjitha OJQ-të e regjistruara në Republikën e Kosovës, si dhe individët që zhvillojnë aktivitete në territorin e Komunës së Prizrenit, me fokus në kulturë, rini dhe sport.

Kriter kyç për përfitim është që programet dhe projektet e tyre të përfshijnë aktivitete konkrete që realizohen brenda kësaj komune.
Nga Drejtoria përkatëse është bërë e ditur se të gjitha detajet lidhur me procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm janë të publikuara në platformat zyrtare të Komunës së Prizrenit.
Autoritetet komunale kanë ftuar të interesuarit që të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara, me qëllim të mbështetjes së projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e jetës kulturore, rinore dhe sportive në këtë komunë.
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
