Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të udhëhequr nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, raporton PrizrenPress.
Takimi u zhvillua në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Auditimi në shërbim të qeverisjes së mirë – Roli dhe ndikimi i ZKA-së”, ku u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimin e praktikave të qeverisjes së mirë.

“Kisha kënaqësinë ta mirëpres sot një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të udhëhequr nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në kuadër të fushatës vetëdijesuese ‘Auditimi në shërbim të qeverisjes së mirë – Roli dhe ndikimi i ZKA-së’, me ç’rast diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për vazhdimin e marrëdhënieve të mira e korrekte ndërmjet institucioneve tona”, ka deklaruar Totaj.
Në kuadër të vizitës, delegacioni i ZKA-së vizitoi edhe SHMLP “Ymer Prizreni”, ku u mbajt një prezantim informues për nxënësit e shkollës./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
