10.4 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, përfshirë Xhavit Jasharin në nivel qendror dhe Metush Kryeziun në nivel lokal, vendosi lule pranë varreve të dëshmorëve në kompleksin memorial, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për sakrificën e tyre.

Me këtë rast, Kastrati theksoi se dëshmorët e kombit janë themeli i lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës, ndërsa kujtimi për ta mbetet obligim i përhershëm institucional dhe qytetar.

Në këtë përvjetor u vlerësua lart kontributi dhe heroizmi i Jahir Mazrekut, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizit, të cilët u sakrifikuan për idealin e lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Në emër të familjarëve të dëshmorëve foli Mevludin Mazreku, i cili falënderoi të pranishmit për nderimet dhe homazhet e bëra në këtë ditë përkujtimore./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Kosovës i rrëshqet ëndrra nga duart, Turqia shkon në Botëror

Kosovo ka pësuar një humbje të dhimbshme 0-1 ndaj Turiqsë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, duke i dhënë fund...

Bashkimi synon finalen para publikut vendas

Bashkimi dhe Prishtina përballen sonte në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress. Takimi zhvillohet në Palestrën Sportive “Sezai...

Lajmet e Fundit