10.5 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kokainë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.R. dhe H.K., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, dhe kundër F.H., i cili gjendet në arrati, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, më datë 11.08.2025, rreth orës 21:21 min, në Prizren, në një objekt prapa një qendre tregtare, “të pandehurit F.H., dhe E.R., duke vepruar në bashkëkryerje dhe pa autorizim, kanë transportuar dhe shpërndarë substancë narkotike të llojit kokainë në sasi prej 3.3 kilogramësh”.

“Të njëjtit, pas komunikimit paraprak me të pandehurin H.K., lidhur me vendin e takimit, kanë arritur në lokacion me automjet dhe kanë realizuar dorëzimin e narkotikëve, duke pranuar në këmbim një automjet të tipit ‘VW Golf VIII’. Pas dorëzimit të narkotikëve, i pandehuri F.H., largohet me automjetin e tij ‘VW Arteon’ me targa belge, ndërsa e pandehura E.R., e drejton automjetin e marrë në këmbim, duke e parkuar atë para banesës së saj në Prishtinë, ku i njëjti është sekuestruar nga policia”, ka thënë Prokuroria.

Ndërsa, Prokuroria më tej thotë se automjeti i F.H. u ndalua me datë 16.08.2025 nga Policia në pikën kufitare “Hani i Elezit”, ku brenda tij u gjet edhe e pandehura E.R., si pasagjere.

“Ndërkaq, H.K., pa autorizim posedon substanca të llojit kokainë për shpërndarje dhe shitje. Gjatë bastisjes në banesën e tij në Prizren, u sekuestruan substanca narkotike me peshë totale prej 4.436 kg kokainë të destinuara për shitje, si dhe mjete dhe pajisje për paketim, qese, role foli, peshore digjitale, kartela dhe para të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal”, tha Prokuroria.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale.

Ndërkaq, siç njoftonte Prokuroria në kohën e arrestimit të E.R., gushtin e vitit të kaluar, vlera e drogës së sekuestruar arrinte në rreth 300 mijë euro./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Në Retijë dhe Opterushë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në Retijë dhe Opterushë janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, ku morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe...

Dervish Salihu i Lugishtës së Hasit-figurë e shquar kombëtare

Dervish Salihu (Salih Muçaj), i Lugishtës së Hasit, ështëpadyshim një nga figurat e rëndësishme të Lëvizjës Kombëtare Shqiptare, të pjesës së dytë të shekullit...

Lajmet e Fundit