EC Ma Ndryshe ka mbajtur takim me banorët e lagjes “Vëllezërit Stavileci” në Prizren, në kuadër të projektit “Public Spaces 4 All”, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, ndërsa zyrtarët e KEDS-it, ndonëse janë ftuar, nuk kanë qenë të pranishëm.
Në këtë takim, sipas njoftimit, janë diskutuar problemet që prekin komunitetin, si furnizimi dhe cilësia e ujit të pijes, rrjeti i vjetër i ujësjellësit, përkatësisht gypat prej asbesti dhe kërkesa për zëvendësimin e tyre. Gjithashtu janë trajtuar edhe problemet me furnizimin me energji elektrike, gjendja e shtyllave elektrike si dhe kabllot e shumta të vendosura në to.
“Në të njëjtën kohë është theksuar edhe problemi me vendparkingjet në lagje dhe nevoja për zgjidhje praktike, për të cilat janë dhënë edhe propozime alternative nga banorët”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesit e KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë ofruar sqarime mbi shërbimet ekzistuese dhe kanë inkurajuar qytetarët që të raportojnë problemet përmes kanaleve zyrtare, si dhe t’i adresojnë kërkesat me shkrim për zgjidhje konkrete.
“Takimi u përmbyll me një vizitë në terren me kryetaren e këshillit lokal të lagjes, ku nga afër u panë problemet e evidentuara, me fokus të veçantë në gjendjen e shtyllave elektrike”, thuhet më tej.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Public Spaces 4 All”, të zbatuar nga EC Ma Ndryshe, me mbështetje nga Qeveria Gjermane dhe Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), përmes GIZ Kosovo./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
