Kryetari i Komunës së Malishevës ka ndarë mirënjohje për afaristin dhe mërgimtarin, njëherësh këshilltar komunal në Gründau të Gjermanisë, Nysret Hoti, për kontributin e tij të veçantë në promovimin e arsimit shqip në mërgatë.
Sipas njoftimit të komunës, ky vlerësim u dha me motivacionin: “Për kontribut të veçantë në promovimin e arsimit shqip në mërgatë, përmes mbështetjes së shkollës shqipe në Gjermani. Angazhimi profesional dhe publik, si afarist dhe këshilltar komunal në Gründau përbën shembullin më të mirë të përkushtimit ndaj komunitetit”.

Me këtë rast, Hoti u shpreh se ky vlerësim përbën një nder të jashtëzakonshëm dhe një shtysë shtesë për të vazhduar angazhimin në shërbim të vendlindjes dhe komunitetit shqiptar në diasporë.
Komuna e Malishevës ka shprehur mirënjohje edhe për të gjithë bashkatdhetarët që kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e arsimit dhe identitetit kombëtar jashtë vendit./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
