20.8 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Në 37-vjetorin e rënies heroike, përkujtohet profesori Xhemajli Berisha në Prizren

Sot janë shënuar 37 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë e profesorit Xhemajli Berisha. Me këtë rast, në varrezat e lagjes Arbanë të Prizrenit janë zhvilluar homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij, ku morën pjesë familjarë, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë të shumtë.

Në këtë përvjetor përkujtimor, kuvendari Arianit Berisha kujtoi xhaxhain e tij si një figurë me vlera të larta njerëzore dhe atdhetare, duke falënderuar të gjithë të pranishmit për respektin dhe pjesëmarrjen në këtë ditë të rëndësishme.

Në emër të familjeve dhe shoqatave të dala nga lufta, foli edhe Xhevit Berisha, i cili shprehu mirënjohje të veçantë për familjen Berisha dhe kontributin e saj ndër vite në çështjen kombëtare.

Profesor Xhemajli Berisha u arrestua në klasë, para nxënësve të tij, dhe më pas u dërgua në burgun e Prizrenit, ku u torturua në mënyrë ç’njerëzore. Më 6 prill 1989, në moshën 31-vjeçare, ai ndërroi jetë si pasojë e torturave të rënda, vetëm tri ditë pas arrestimit.

Figura dhe sakrifica e tij vazhdojnë të mbeten simbol i qëndresës dhe përkushtimit për liri. Homazhet e sotme rikujtuan edhe një herë rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të atyre që dhanë jetën për atdheun./TV Prizreni/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

S’ka pushim për Drinin e Bardhë, fokusi te sfida e radhës në Pozheran

KF Drini i Bardhë nuk ka humbur kohë pas fitores së fundit, pasi skuadra ka vijuar menjëherë me përgatitjet për ndeshjen e ardhshme, raporton...

Lajmet e Fundit