20.3 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

DKA-ja në Prizren dhe Fakulteti Filologjik drejt bashkëpunimit për zhvillim profesional në arsim

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prizren ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Fakultetit Filologjik dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe zhvillimin profesional në arsim.

Drejtoresha e DKA-së, Luljeta Veselaj Gutaj, ka pritur në takim dekanen e Fakultetit Filologjik, Vjollca Dibra, profesorin Sermin Tortulla, si dhe përfaqësuesin e Peace Corps, Douglas Upon.

Në njoftimin e saj, Veselaj Gutaj theksoi rëndësinë e takimit dhe frymën e bashkëpunimit institucional.

“Ishte kënaqësi të prisja në takim Dekanen e Fakultetit Filologjik, znj. Vjollca Dibra, së bashku me prof. Sermin Tortulla dhe Douglas Upon nga Korpusi i Paqes”, u shpreh ajo, raporton PrizrenPress.

Ajo shtoi se diskutimet u fokusuan në zhvillimin profesional dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit.

“Fokusi i diskutimeve tona ishte zhvillimi profesional përmes ndërtimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit dhe Drejtorisë së Arsimit”, theksoi drejtoresha e Arsimit në Prizren.

Në përmbyllje, Veselaj Gutaj u shpreh optimiste për vazhdimin e këtij bashkëpunimi.

“Presim me optimizëm hapat e radhës në këtë bashkëpunim!”, ka deklaruar ajo./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Në Malishevë vijon aksionin për pastrimin e hapësirave publike

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në kuadër të muajit të pastrimit, me moton...

Peja 03 barazon serinë finale ndaj Bashkimit

Peja 03 e ka barazuar serinë finale ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës te Femrat. Vashat pejane fituan në ndeshjen e dytë finale me rezultat...

Lajmet e Fundit