Tërhiqet nga boksi Amarildo Bakaj në moshën 26-vjeçare

Boksieri i njohur shqiptar, Amarildo Bakaj, ka tronditur opinionin sportiv duke njoftuar tërheqjen e parakohshme nga ringu në moshën 26-vjeçare.

Përmes një reagimi prekës në rrjetet sociale, të raportuar nga Vox, Bakaj ka shpjeguar se ky vendim vjen si pasojë e “lodhjes shpirtërore” dhe mungesës së mbështetjes financiare në vendin tonë.

Ai theksoi se besnikëria ndaj identitetit kombëtar dhe refuzimi për të ndryshuar imazhin e tij patriotik për kontrata të huaja, i kanë mbyllur shumë dyer në arenën ndërkombëtare.

Në mesazhin e tij lamtumirës në Instagram, Bakaj hodhi dritë mbi vështirësitë e sportistëve shqiptarë karshi kolegëve në SHBA apo Angli.

“Jam 26 vjeç, në moshën më të mirë për boks, por shpirti im është i lodhur, nuk mundem më. Më duhet ta pranoj, kam lindur në vendin e gabuar,” u shpreh ai me keqardhje.

Boksieri gjithashtu kritikoi mungesën e sponsorizimeve dhe pengesat që i janë bërë gjatë karrierës, duke përfunduar:

“I imi ka qenë faji që u prezantova si patriot me zemër… promotorët e huaj më thoshin ‘mos hyr në ring i veshur kështu, mos fol shqip'”.

Më Shumë

Mbahet edicioni i 22-të i Festivalit “Fluturat”, promovohen talentet e reja në Prizren

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Prizren u mbajt edicioni i 22-të i Festivalit për Fëmijë Fluturat, një ngjarje tradicionale...

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Lajmet e Fundit