19.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Aksion i FPSRK-së në rajonin e Prizrenit, hapen tri kallëzime penale për peshkim ilegal

Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar aksione në terren në disa zona të rajonit të Prizrenit, me qëllim luftimin e peshkimit ilegal dhe mbrojtjen e pasurisë ujore.

Sipas njoftimit, aksionet janë realizuar në Nashec, Luki dhe Krajk, nën udhëheqjen e kryetarit të FPSRK-së dhe shefit të rojeve, duke rezultuar me inicimin e tri kallëzimeve penale.

“Me datë 27.04.2026, kryetari i FPSRK-së dhe shefi i rojeve kanë ndërmarrë aksione në disa vende për kapjen e rrjeteve ilegale në Nashec, Luki dhe Krajk. Si rezultat, janë hapur 3 kallëzime penale”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Njëri nga rastet lidhet me një roje që dyshohet se është kapur në flagrancë me rreth 50 kilogramë peshk, për çka, përveç peshkimit ilegal, dyshohet edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Një prej tyre është ndaj një roje që u kap në flagrancë me 50 kg peshk, si dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Këto veprime janë realizuar falë angazhimit të palodhshëm të stafit”, ka deklaruar kryetari i FPSRK-së, Milaim Vitia.

Nga FPSRK bëhet e ditur se aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e peshkimit ilegal dhe mbrojtjen e ekosistemit ujor./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar më 23 prill në Prizren.   Sipas informacioneve zyrtare, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes...

Tërheqja e 2 milionë eurove nga përmbaruesit, rrezikohen shërbimet shëndetësore në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizreni, Sylejman Baxhaku, ka ngritur alarmin për një situatë alarmante dhe të papranueshme, pas tërheqjes së rreth 2 milionë eurove...

Lajmet e Fundit