10 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

48 vjeçari nga Hasi, humb jetën në Serbi

Agim Musaj nga fshati Lugishtë e Hasit, i cili po udhëtonte drejt vendlindjes nga Austria ku ishte duke punuar dhe jetuar, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në autostradën Beograd – Nish, në afërsi të qytetit të Smederevës në Serbi, raporton TV Prizreni.

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Sipas raportit të policisë lokale, thuhet se një mashkull i moshës 48 vjeçare në momentin tragjik ndodhej i vetëm në veturën “ Peugeot” me targa të Vjenës, me ç’rast kishte ndërruar jetë në vendngjarje. Vetura është dëmtuar plotësisht, dhe se konstatimi për vdekjen e tij nga ekipi mjekësor është bërë pas intervenimit të zjarrëfikësve të cilët e kanë prerë një pjesë të veturës, thuhet në raport.

Ndryshe, Agim Musaj, varroset ditën e nesërme (e shtunë) në vendlindje, ndërsa ai posedonte edhe nënshtetësi të Bosnje dhe Hercegovinës./tvprizreni.info/

Më Shumë

Abrashi: PDK-ja po dëshmon mungesë parimesh në çështjen e zgjedhjes së Presidentit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me mundësinë...

Kërcënohen punëtorët e “Hidroregjionit Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka reaguar publikisht pasi punëtorët e inspektoratit të saj janë përballur me kërcënime dhe ofendime nga një konsumator...

Lajmet e Fundit