21.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Limaj: Në këto gjashtë vjet NISMA ka luajtur rol të madh për të parandaluar shumë të këqija

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se sonte bashkë me qindra aktivistë dhe simpatizantë në një tubim kanë shënuar 6 vjetorin e themelimit të këtij subjekti.

Limaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se në emër të kryesisë, ka uruar të gjithë votuesit për këtë rrugëtim të përbashkët të tyrin.

“Në këto gjashtë vite NISMA ka luajtur rol të madh për të parandaluar shumë të këqija dhe për ti dhënë shpresë dhe frymë shumë proceseve në Kosovë, duke qenë çdo herë të kujdesshëm me platformën tonë politike, sepse edhe vet misioni ynë është që të japim kontribut maksimal për vendin tonë. Kjo frymë konstruktive na ka udhëhequr për këto gjashtë vite, si në pozitë ashtu edhe në opozitë. Ne çdo herë kemi vënë interesin nacional para interesit të subjektit tonë”.

“Ka ardhë koha për djemtë e vajzat tona që janë të gatshëm me udhëheqë me këtë që na ka përcaktuar qytetari i Kosovës, në çfarëdo situate që mund të përballohemi. Ka ardhë koha që ne të kemi një parti klasike, e cila e avancon statusin e vet, strukturimin e vet, në mënyrë të fuqishme në bazë dhe shërbim të kërkesave të kohës”.

“NISMA do të bëjë opozitë aktive e pa kalkulime. Ne do të bashkëpunojmë me partitë opozitare, në shërbim të vendit. Por, asnjëherë nuk do t’i bëjmë opozitë vendit tonë”, ka shkruar Limaj.

Më Shumë

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.900 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it,...

Lajmet e Fundit