3.7 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

6 mijë policë deponojnë padi në gjykata për të kërkuar të drejtat e tyre

Pagat e Policisë së Kosovës dhe shtesat mbi rrezikshmërinë janë bërë temë e ditëve të fundit, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Teksa opozita dështoi që përmes një rezolute të kërkojë mbështetje për Policinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se kërkesat e Policisë janë prioritet i qeverisjes së tij. Por, për realizimin e tyre kërkoi kohë.

Prej vitit 2021 deri tash rreth 6 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nga 9 mijë sa ka aktualisht ky institucion, kanë deponuar padi nëpër gjykata për të kërkuar të drejtat e tyre. Këtë e ka bërë të ditur kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

“Tani më ato padi ekzistojnë në gjykatë, mund të jenë diku rreth 6 mijë punonjës të policisë kanë bërë padi. Gjithsej janë 9 mijë por që 6 mijë kanë bërë padi”, tha Zeqiri.

Për kërkesat e Policisë ka folur sot kryeministri Albin Kurti. Ai tha se kërkesat janë prioritet i qeverisjes së tij. Por për realizimin e tyre kërkoi kohë.

“Personalisht, jam duke u marrë me këtë temë. Veç se na duhet edhe ca kohë që mos të bëjmë gabime që do të shkaktojnë zhgënjime e pendesa. Edhe kur e kemi bërë ligjin për paga, na pat marrë ca më shumë kohë sesa që patëm menduar fillimisht. Mirëpo, koha shtesë që e morëm ja ka vlejtur për shkak se i kemi minimizuar maksimalisht defektet në vijim. Andaj, unë këtë e kam prioritet të lartë dhe ju siguroj që po bëjë krejt çfarë mundem e di. Policia e Republikës së Kosovës, organet tona në përgjithësi të sigurisë, janë në nivel të detyrës, dhe padyshim që e kanë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Nevojat, meritat janë më të thjeshta, zgjidhja është më komplekse dhe na jepni ca më shumë kohë që mos të e bëjmë asnjë gabim apo defekt” , theksoi Kurti.

Kjo përgjigje e Kurtit vjen pas dështimit të miratimit të një rezolute të propozuar nga opozita në Kuvend përmes së cilës kërkohet mbështetja për Policinë e Kosovës.

Në anën tjetër, Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë mendimin juridik për shpërblimin e shujtës ditore, pagës së 13-të, shtesat në pagë për kualifikimin shkollor dhe pagën jubilare në Policinë e Kosovës. Ky vendim është mirëpritur nga Sindikata e Policisë.

“Ky mendimi juridik është mirëpritur për shkak se në një far forme ju ka dhënë dritën e gjelbër gjykatave që mos të hezitojnë, të vendosin dhe t’ju njihet paga e 13-t, kualifikimi shkollor dhe paga jubilare sepse të gjitha i kemi të garantuara me ligj. Mendoj që nuk është dashur të vije deri këtu sepse ka kosto buxhetore dhe është mjaft e lartë”, tha Zeqiri.

Ndërsa, deputeti i PDK-së Rashit Qalaj, përmes rrjeteve sociale theksoi se krahas pagesës për rrezikshmëri, Policisë së Kosovës, duhet t’i paguhen edhe shtesat e tjera, si: sigurimi shëndetësor, pensionimi i parakohshëm, paga e 13, shtesa në pagë për kualifikim shkollor si dhe paga jubilare.

Më Shumë

Qytetarja nga Prizreni ktheu paratë e humbura në polici

Një qytetare nga Prizreni ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash në Parkun e Marashit këtë mëngjes. Pa hezituar, ajo ka njoftuar Policinë dhe...

Konfirmohen dy të vdekur në aksidentin e autostradës “Ibrahim Rugova”

Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin e mëngjesit Autostradën “Ibrahim Rugova”. Policia ka konfirmuar vdekjen e dy grave. Marketing https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/  

Lajmet e Fundit