60 gjyqtarë dhe prokurorë nën hetime

Mbi 60 raste janë duke u hetuar ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkelje të ndryshme disiplinore.

Prishtina prin me numrin e ankesave ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, kurse numri i më i madh i tyre janë për Gjykatën dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Zef Prendrecaj, drejtor i Zyrës së Prokurorit Disiplinor ka sqaruar se vitin e kaluar Zyra e Prokurorit Disiplinor ka rekomanduar suspendimin e katër prokurorëve dhe tre gjyqtarëve.

Ai ka thënë se puna e tyre është vetëm rekomandimi kurse vendosin këshillat disiplinor për masat tjera.

Mundësia e vetme kur kjo zyrë është e pakënaqur me vendimet që ka marrë këshilli është që të bëhet ankesë për ta shqyrtuar këtë vendim./Tribuna Channel/

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit