65 vjeçarja në Prizren goditet për vdekje nga një veturë

Një goditje me veturë ka rezultuar fatale për një 65-vjeçare në fshatin Piranë të Prizrenit.

Aksidenti i ndodhur rreth orës 19:00 të së martës mbrëma ngjau në magjistralen Prizren – Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar Togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

I dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Sot me datë 28.02.2023, rreth orës 18:50 është raportuar një aksident trafiku – goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prizren-Gjakovë saktësisht ne fshatin Piranë përball pompës. Sipas informatave të para viktima është e gjinisë femërore 65-vjeçare” – ka thënë ai.

Njësitet relevante, policia, Prokurori i shtetit dhe përfaqësuesit e IML-së kanë dalë në vendin e ngjarjes./GS

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit