8.1 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

70 vjet jetë, një mision që vazhdon

Sot kremton ditëlindjen e 70-të prof. dr. Nexhmi Hyseni, themeluesi i kirurgjisë moderne pediatrike në Kosovë – mjeku që i kushtoi jetën shëndetit të fëmijëve, dijes mjekësore dhe formimit të brezave të rinj të kirurgëve.

Një emër që identifikohet me profesionalizëm, humanizëm dhe standarde të larta shkencore. Respekt dhe mirënjohje për veprën dhe trashëgiminë që ka lënë pas.

Shkruan: Demir Reshiti

Ka mjekë që shërojnë.
Ka mjekë që mësojnë.
E ka edhe të tillë që ndërtojnë breza dhe shkruajnë histori.
Prof. dr. Nexhmi Hyseni Hyseni është njëri prej tyre.

Sot, më 10 shkurt 2026, shënohet një ditë e veçantë jo vetëm për familjen e tij, por për mbarë komunitetin mjekësor të Kosovës: 70-vjetori i lindjes së prof. dr. Nexhmi Hysenit – specialistit të shquar, pedagogut të përkushtuar dhe mjekut të jashtëzakonshëm të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike. Një jetë e tërë e vënë në shërbim të shëndetit të fëmijëve, dijes mjekësore dhe formimit të brezave të rinj të kirurgëve.

Krijojmë webfaqe për biznese

Punën e tij të frytshme dhe kontributin e jashtëzakonshëm e respekton i gjithë komuniteti mjekësor: kolegë, studentë, ish-specializantë dhe brezi i ri i mjekësisë kosovare. Me rastin e kësaj dite jubile, prof. dr. Nexhmi Hyseni është nderuar me dhjetëra dedikime publike, mesazhe mirënjohjeje dhe vlerësime të sinqerta nga familjarë, kolegë dhe miq – dëshmi e qartë e gjurmës së thellë njerëzore dhe profesionale që ai ka lënë pas.

Edhe pse i pensionuar prej pesë vitesh, profesor Nexhmiu vazhdon të japë kontribut të çmuar për shëndetësinë kosovare, duke dëshmuar se përkushtimi ndaj profesionit nuk njeh moshë. Ai ka lënë pas vetes një trashëgimi të fuqishme profesionale: specialistë dhe kirurgë të rinj të formuar me rigorozitet, etikë dhe dashuri për profesionin. Megjithatë, mbetet e vështirë të zëvendësohet një figurë me kaq bagazh njerëzor, profesional dhe shoqëror.

Emër i njohur në kirurgjinë kombëtare dhe ndërkombëtare

Prof. dr. Nexhmi Hyseni ka lindur më 10 shkurt 1956 në fshatin Brezne të Opojës. I rritur dhe edukuar me përkushtim nga prindërit e tij, Shukriu dhe Hamidija, ai që herët u orientua drejt mjekësisë – një ëndërr familjare që u shndërrua në mision jetësor. Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë e përfundoi me sukses të shkëlqyer në vitin 1981, ndërsa specializimin në kirurgjinë pediatrike e kreu në Universitetin e Zagrebit. Paralelisht, përfundoi studimet pasuniversitare dhe u formua vazhdimisht në klinika prestigjioze evropiane dhe botërore.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, mjekër dhe spital

Si specialist i kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike, prof. dr. Nexhmi Hyseni shquhet për profesionalizëm të lartë, aftësi të rralla operative dhe përkushtim pedagogjik. Ai ishte për shumë vite udhëheqës i Katedrës së Kirurgjisë dhe Ortopedisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, të cilën e reformoi dhe e ngriti në përputhje me standardet moderne evropiane. Aktualisht është profesor i rregullt i kirurgjisë dhe ligjërues senior në Shkollën Ndërkombëtare të Edukimit Ultrasonografik në Mjekësi Aloka (Gjermani) – Kosovë.

Profesor Nexhmi Hyseni ka qenë për vite me radhë profesor vizitor në Spitalin Universitar të Nju Jorkut (NUY), Departamenti i Urologjisë Pediatrike, SHBA. Si ekspert ndërkombëtar, është ftuar ligjërues mysafir në shumë vende të Evropës dhe më gjerë. Ai është anëtar i një sërë shoqatash prestigjioze mjekësore, përfshirë Bordin Evropian të Urologjisë Pediatrike, Shoqatën Evropiane të Kirurgjisë Pediatrike, Federatën Botërore të Kirurgëve Pediatrikë, Shoqatën Ndërkombëtare për Studimin e Dhimbjes (IASP), si dhe President i Kongresit Botëror të Hypospadive, mbajtur në Prishtinë më 2007.

Kontributi i tij shkencor është po ashtu i jashtëzakonshëm: autor i 47 punimeve shkencore të publikuara në revista vendore dhe ndërkombëtare, autor i katër kapitujve në libra universitarë nga lëmia e kirurgjisë pediatrike, si dhe anëtar i bordeve redaktuese të revistave shkencore të indeksuara në PUBMED. Këto arritje e bëjnë krenar Fakultetin e Mjekësisë dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mund të jetë një imazh i spital dhe teksti

Shembull dhe frymëzim për brezat e ardhshëm

Me të drejtë, kolegët e tij e quajnë prof. dr. Nexhmi Hysenin “themelues të kirurgjisë moderne kosovare”. Ai realizoi afro katër dekada punë kirurgjikale me standarde të larta profesionale, duke kryer ndërhyrje tejet të ndërlikuara te të porsalindurit, foshnjat dhe fëmijët adoleshentë. Shumë operacione të realizuara për herë të parë në Kosovë, madje edhe në Ballkan, mbajnë vulën e tij profesionale.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Falë angazhimit të tij dhe bashkëpunimit me klinika universitare të njohura ndërkombëtare – nga Gjermania, Austria, Suedia, Turqia, SHBA, Kroacia, Egjipti, Arabia Saudite e Australia – kirurgjia pediatrike kosovare u bë pjesë aktive e hartës mjekësore evropiane dhe botërore.

Prof. dr. Nexhmi Hyseni është i njohur edhe për përkushtimin ndaj edukimit të të rinjve: ka udhëhequr dhjetëra magjistratura dhe disertacione, duke qenë gjithmonë mbështetje e sinqertë dhe model profesional për brezat e ardhshëm. Autoritetin e tij e ka ndërtuar me punë, ndershmëri dhe rezultate konkrete – vlera që e bëjnë figurë të respektuar dhe frymëzuese.

Ai është gjithashtu themelues dhe pronar i Poliklinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve “Kirurgjikos” në Prizren, një nga poliklinikat e para private në Kosovë, ku ndër vite janë trajtuar mijëra pacientë nga Kosova dhe rajoni.

Në këtë përvjetor jubilar, prof. dr. Nexhmi Hyseni mbetet simbol i përkushtimit profesional, dijes së thellë dhe humanizmit mjekësor. Jeta dhe vepra e tij janë dëshmi se mjekësia nuk është vetëm profesion, por mision.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, mjekër dhe plazh

Më Shumë

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid në Prizren drejt përfundimit

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid po i afrohen fazës përfundimtare dhe po realizohen me kujdes të shtuar profesional, duke respektuar vlerat autentike të këtij...

Mozzik godet me “Diss”, kënga me tekst kontrovers që po trazon publikun

Mozzik ka bërë lëmsh rrjetin me publikimin e këngës së tij më të fundit, “Diss”, e cila vjen me një tekst kontrovers dhe befasues,...

Lajmet e Fundit