Ja kandidatët për postin e Kryeprokurorit të Shtetit

Prokuroria e Shtetit-logoQë prej nëntë ditësh ka mbaruar afati i aplikacioneve për kandidatët, që do të konkurrojnë për kryeprokuror të shtetit

Tashmë kalohet në fazën e dytë në themelimin e Komisionit për shqyrtim preliminar dhe në themelimin e Komisionit për konsiderim për pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Gazeta ‘Kosova Sot’ njofton se komisionet në fjalë do të procedojnë gjatë muajit janar të vitit 2015, ndërkohë që për postin e kryeprokurorit të shtetit, kanë aplikuar shtatë kandidatë.

Kryeprokurori i Apelit, Aleksandër Lumezi, Prokurorja e Shtetit, Laura Pula, Kreu i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, Kreu i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agron Galani, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Prizrenit Metush Biraj, Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës Agron Matjani dhe Kryeprokurori i Prokurorisë së Prishtinës Agron Matjani.

Ky i fundit ka qenë edhe me masa disiplinore por është pranuar kanditatura e tij. /Kosova Sot/

Më Shumë

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për...

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Lajmet e Fundit