17.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Gusht, 2025

Studentët e shoqatave të luftës i ndjekin ligjëratat pa u pranuar në UP

Studentet kosovarQë të gjithë kandidatët për studentë të Universitetit të Prishtinës që janë dërguar për pranim me automatizëm përmes listës së shoqatave të dala nga lufta, janë duke i vijuar ligjëratat në ato fakultete ku ata kanë dëshiruar të studiojnë.

Ky veprim bëhet pavarësisht se ata nuk janë studentë të regjistruar në UP, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësues të tri kategorive të luftës, të dëshmorëve, invalidëve dhe të veteranëve të UÇK-së, thonë se tashmë në UP numërohen afro 1 mijë e 50 studentë më shumë sesa që i konsideron Rektorati.

“Ata konsiderohen të pranuar, dhe ne nuk do të pranojmë kurrfarë zgjidhjeje tjetër, që mund të na ofrohet në ndërkohë”, ka thënë për “Kohën Ditore” sekretari i shoqatave të dala nga lufta, Faton Klinaku.

Ai ka mohuar se do ta pranojnë versionin se shoqatave të luftës mund t’iu ofrohet si zgjidhje pranimi i një numri të kandidatëve të tyre në UP, por jo në këtë vit akademik, por në vitin tjetër, ashtu siç ka ndodhur me disa studentë të Fakultetit të Mjekësisë.

Rektorati ka marrë vendim, dy ditë më parë, që të pranojë në Mjekësi katër studentë, për vitin e ardhshëm akademik, ndonëse ata kanë konkurruar sivjet, por nuk janë pranuar për shkak të disa gabimeve në testet e provimit.

Më Shumë

Takim i veçantë mes dy ikonave: Shqipe Kastrati dhe Shyhrete Behluli

Këngëtarja e njohur Shqipe Kastrati ndau në rrjetet sociale një moment të veçantë me kolegen dhe mikeshën e saj, Shyhrete Behluli, raporton PrizrenPress. Në postimin...

Ekzekutohen pagat me rritje +55 euro për shërbyesit publikë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej +55 euro për 84,230 shërbyes publikë nëpër organizatat...

Lajmet e Fundit