2.3 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Policia apelon: Kujdes gjatë vozitjes

Bora ne SHBAPolicia apelon që tani që janë shtuar të reshurat e borës, të gjithë qytetarët të kenë kujdes në ngasjen e automjeteve.

Ja mesazhii i plotë i Policisë:

Si vazhdimësi e Apeleve të pandërprera nga Policia e Kosovës të cilat kanë për qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimit të aksidenteve si dhe nisur nga rrethanat e ndryshimit të motit me të reshura të borës në vendin tonë, ju informojmë se Policia e Kosovës me njësitet e saj ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore.

Policia e Kosovës përmes planeve konkrete ka caktuar njësi policore të komunikacionit rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në rrugët urbane dhe në ato rajonale, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut.

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve, sepse tani të reshurat ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë, ku në disa akse rrugore mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor e sidomos në orët e vona dhe ato të hershme ku mund të paraqiten edhe ngrica.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të posedojnë pajisjet e nevojshme dimërore, të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Në të kundërtën Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, opinionin e gjerë se do të ndërmarrë masa ndëshkuese dhe do të jetë më rigoroze ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale, pasi që shifrat e aksidenteve të tilla janë shqetësuese dhe shumë brengosëse edhe për vetë Policinë e Kosovës.

Gjendja momentale e rrugëve në të gjitha rajonet është e kalueshme, por në disa akse janë paraqitur vështirësi për qarkullim andaj kërkohet dhe njëherit apelohet për kujdes më të shtuar.

Më Shumë

U dërgua pa shenja jete në QKMF, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga...

Plagosja në Prizren, motiv dyshohet konflikti për kullotjen e bagëtive

Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit, dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, bëri të ditur për...

Lajmet e Fundit