Sulmi me eksploziv do të shkaktonte konflikte ndërfetare!?

Prishtine-sulmi me eksplozivEkspertët e sigurisë vlerësojnë se po të realizohej sulmi terrorist i serbit të arrestuar në Prishtinë me 12 kilogramë eksplozivë, Kosova – përveç dëmeve eventuale në njerëz dhe atyre materiale – do të dëmtohej edhe për nga imazhi i saj.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, në një intervistë të shkurtër në RTK ka thënë se Kosova do të paraqitej si një vend i cili nuk është në gjendje të ofrojë siguri. Ndërsa, në planin e brendshëm, “në Kosovë do të mund të hapej konflikti ndërfetar”.

Beogradasi i arrestuar me 12 kilogramë eksplozivë në Prishtinë, sipas organeve të sigurisë, kishte në plan të sulmonte Katedralen në Prishtinë, pikërisht gjatë festës së Krishtlindjes.

Më Shumë

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Lajmet e Fundit