Hasan Hasani: Jemi të përgatitur për dimër

hasan hasaniDrejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, Hasan Hasani nuk është i shqetësuar me të reshurat e borës.

Ai thotë se Komuna e Prizrenit, i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për t’u ballafaquar me gjendjen që mund të paraqitet nga të reshurat.

“Për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve janë të angazhuara në tërë komunën e Prizrenit tri kompani kontraktuese me kapacitete të mjaftueshme, për të reaguar në situata të ndryshme që mund të paraqiten”, ka thënë Hasani për TV Prizrenin.

“Komuna ka siguruar mbi 500 tonë kripë indisutriale që mund të përdoren për pastrimin e rrugëve”.

Ai tregon se pas reshjeve të fundit dhe uljes së temperaturave, mbrëmë kompanitë kontraktuese kanë hedhur kripë nëpër rrugët e disa zonave malore, në parandalimin e krijimit të shtresave të akullit që në masë të madhe do të vështirësonin qarkullimin e lirë të automjeteve. Ndryshe, pas reshjeve të ditës së djeshme dhe gjatë mbrëmjes, nuk raportohet nga organet kompetente për vështirësi qarkullimi nëpër rrugët e Prizrenit dhe se nuk është shënuar asnjë aksident./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Lajmet e Fundit