23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

BE: Gjykata Speciale me urgjencë

Gjykata-peshorjaNuk ka kaluar shumë kohë prej se është themeluar Qeveria e Kosovës dhe që Kuvendi ka filluar me mbajtjen e seancave, Bashkimit Evropian po i ngutet që legjislatura e re sa më parë të merret me procedurat që dërgojnë te themelimi i Gjykatës Speciale të Kosovës, shkruan Zëri.

Formimi i kësaj gjykate, nga pikëvështrimi i BE-së është një nga prioritetet kyçe që Kosova duhet të adresojë, është përgjigjja e zyrës së BE-së në Prishtinë, dhënë “Zërit”. Sipas përfaqësuesve të BE-së, Kuvendi i Kosovës sa më shpejt duhet të procedojë ligjin për këtë çështje.

“Shpresojmë se shumë shpejt Kuvendi i Kosovës të procedojë adoptimin e legjislacionit të nevojshëm për themelimin e Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Por Kuvendi ende nuk ka parë ndonjë ligj që ka të bëjë me një gjë të tillë, dhe deputetët, në veçanti ata nga partitë opozitare nuk e shohin si prioritet themelimin e Gjykatës Speciale, siç e sheh BE-ja.

Më Shumë

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Kosova vishet me adidas

Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me fanella të reja të adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së...

Lajmet e Fundit