11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Gjykata Speciale, gati mbrojtja e dëshmitarëve

Mbrojtja e deshmitareveFrikësimi dhe eliminimi i dëshmitarëve ka ndikuar që shpeshherë dëshmitarë në raste të ndryshme të tërhiqen. Faktori ndërkombëtar ka kërkuar programe efektive për mbrojtjen e tyre.

Mbrojta e dëshmitarëve vazhdon të mbetet pengesë në gjyqësinë kosovare, sidomos në rastet e krimit të organizuar dhe krimeve të luftës. Deri më tani sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare llogariten se janë vrarë se paku 12 dëshmitarë të mbrojtur të proceseve të ndryshme gjyqësore.

Në kohën kur Kosova duhet ta kalojë legjislacionin për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila pritet të themelohet vitin tjetër, zëdhënësi i Task Forcës, Joao Sousa, i tha Radio Kosovës, përmes emaillit se janë ndërmarrë hapa konkretë që të pengohet ndikimin tek dëshmitarët përfshirë edhe operacionet jashtë Kosovës.

“Task Forca Speciale e BE-së, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të për të ruajtur konfidencialitetin e procesit dhe të dëshmitarëve, në mënyrë që sigurohet që e tërë puna të bëhët pa ndërhyrje. Njëra nga arsyet kryesore që Task Forca ka selinë në Bruksel, është sigurimi i integritetit të hulumtimit dhe mbrojtja e dëshmitarëve “, ka shtuar Sousa.

Me vite të tëra, Kosova ishte në qendër të kritikave të organizatave të ndryshme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, pikërisht për këtë çështje, mungesën e ofrimit të mbrojtjes për këta dëshmitarë.

Lydia Gall nga Human Right Watch thotë se Kosova ka kornizë të dobët ligjore sa i përket programit për mbrojtjen e dëshmitarëve.

”Thjesht dëshmitarët nuk ndihen të sigurtë të dëshmojnë në çështje të caktuara të ndjeshme që lidhen me krimin, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo është diçka që autoritetet në Kosovë duhet ta trajtojnë me shumë seriozitet, në mënyrë që të përmirësohet mbrojtja e dëshmitarëve. Autoritetet duhet ta kenë priorite, mbrojtjen e dëshmitarëve, në mënyrë që kriminelët të sillen para drejtësisë dhe të forcohet sundimi i ligjit.“ -është shprehur Lydia Gall.

Kosova ka miratuar Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve në shtator të 2012, por deri tash ky ligj për shkak të implikimeve të mëdha buxhetore, nuk ka arritur të zbatohet.

Për më tepër nga viti 2013, është funksional edhe Komisioni për mbrojtjen e dëshmitareve. Kryetari këtij komisioni është kryeprokurori i shtetit. Zyra për informimin e kryeprokurorit i tha Radio Kosovës se “Ky komision por edhe mekanizmat tjerë ne Kosove, janë të gatshëm dhe kompetent të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre ne pajtim me obligimet qe dalin nga ligji, duke përfshire ofrimin e mbrojtjes dhe sigurisë për të gjithë personat qe mund të jenë subjekt i mbrojtjes se dëshmitareve.”

Komisioni për Mbrojtjen e Dëshmitarëve është përgjegjës për përfshirjen e personit të rrezikuar në program, për zgjatjen e qëndrimit në program si dhe për përfundimin e programit, ku puna dhe të gjitha dokumentet e komisionit vlerësues të programit janë sekret zyrtar.

Më Shumë

Regjistrimi i popullsisë zgjerohet në dy objektet e Komunës së Prizrenit

Procesi i regjistrimit të popullsisë është bërë edhe më i lehtë për banorët e Prizrenit. Koordinatori i komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë, Haxhi Seferqaj,...

Abdixhiku në Dragash: I lumtur me pritjen qytetare, lidhja po bëhet e popullit siç ka qenë e destinuar gjithëherë

Një tjetër postim e ka bërë lidhur me vizitën e tij në Dragash, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili është pritë nga kryetari...

Lajmet e Fundit