14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Shënuam rënie të krimit në Prizren

Nexhmi Krasniqi PKDrejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ka treguar sot se gjatë vitit 2014, në këtë komunë, ka pasur rënie të krimit në 6 për qind.

“Vitin 2014 po e përmbyllim me suksese të theksuara,sepse kemi përmbushur objektivat tona sidomos në uljen e përqindjes së krimit për 6 % në krahasim me vitin paraprak”, tha Krasniqi në takimin e fundit me gazetarë.

“Kemi arritur që edhe siguria në trafik të pësojë ngritje për 26 %”, tregoi ai.

Për punë efikase të Policisë për vitin që po e lëmë pas, fjalë të mira kanë pasur edhe kryetari i Prizrenit,Ramadan Muja, u. d i kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha dhe kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha.
Ata premtuan mbështetje për bashkëpunim ndërinstitucional edhe në të ardhmen në krijimin e kushteve edhe më të favorshme për sigurinë e qytetarëve. /TVPZ/

Më Shumë

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

Lajmet e Fundit