10.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Ringo Starr me album të ri

Ringo StarrIsh-bateristi i grupit legjendar The Beatles, Ringo Starr, do të lansojë një album të ri në vitin 2015, tre vite pas albumit të fundit të tij, “Ringo 2012”. Titulli për këtë album nuk është bërë i ditur.

Artisti 74 vjeçar e ka publikuar këtë lajm në kanalin e tij në faqen YouTube, ndërsa ka bërë të ditur se është studioja Universal Records ajo e cila do ta hedhë në treg. Më tutje, Starr planifikon të mbajë një turne me grupin e tij.

Ky album do të jetë 18-ti me radhë për Starr. Paraqitja e tij e fundit artistike ishte me albumin “Ringo 2012”, të cilin e publikoi rreth tri vite më parë. Në një intervistë për revistën NME, Starr kishe deklaruar se muzika rok nuk do të zhduket asnjëherë dhe përkundër solo artistëve, bendet gjithnjë do të gjejnë një mënyrë për të mbijetuar.

Më Shumë

Gjyqtarja Kadire Rexha nis detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykata Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtaren Kadire Rexha, e cila nga sot ka nisur zyrtarisht detyrën e saj...

Vazhdon krasitja e drunjve në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i krasitjes së drunjve në qytet dhe në vendbanimet tjera të komunës. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit