Anton Quni zëvendëson Eqrem Kryeziun në Kryesinë e LDK-së

AntonQuniAnton Quni do të zëvendësojë vendin “vakant” në Kryesinë e LDK-së që kishte mbetur pas dorëheqjes së Eqrem Kryeziut.

Deputeti i LDK-së Anton Quni prej nesër do të jetë pjesë e Kryesisë Qendrore të LDK-së. Burime të gazetës Bota press brenda LDK-së bëjnë të ditur se me propozimin e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, nesër në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do të propozohet që Anton Quni të jetë anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së.

Anton Quni do të zëvendësojë vendin “vakant” në Kryesinë e LDK-së që kishte mbetur pas dorëheqjes së Eqrem Kryeziut pas rezultatit të zgjedhjeve të 8 Qershorit.

Anton Quni është deputeti më i votuar pas Isa Mustafës në LDK nga gjinia mashkullore dhe i treti pas Vjosa Osmanit.

Ai së fundi është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren ndërkaq përfshirja në Kryesinë Qendrore e bën Anton Qunin, këtë komandant të luftës edhe “de jure” pjesë të strukturave politike të LDK-së.

Mbledhja e nesërme e Këshillit të Përgjithshëm pritet të marrë edhe vendim për caktimin e datës së zgjedhjeve të brendshme në LDK dhe disa vendime të tjera.

Më Shumë

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Lajmet e Fundit