24.5 C
Prizren
E hënë, 21 Prill, 2025

700 emra të mundshëm për këshilltarë dhe zëvendësministra nga LDK

Isa Mustafa14-27Institucionet e Kosovës edhe një muaj pas konstituimit, ende nuk janë plotësisht funksionale. Krerët e koalicionit PDK-LDK, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kishin premtuar shtim të punës për të kompensuar kohën e humbur pa institucione gjatë vitit 2014.

Por përkundër premtimeve, kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat e kabinetit të tij vazhdojnë të punojnë pa kabinete të kompletuara të këshilltarëve, ndërsa edhe zëvendësministrat, që sipas marrëveshjes PDK-LDK do të jenë rreth 50, ende nuk janë emëruar.
Në kabinetin e kryeministrit të ri kosovar askush nuk ka dashur të flasë se kur do të përfundojë kompletimi i gjithë stafit qeveritar, ndërsa analistët politikë për këto vonesa fajësojnë dy partitë e mëdha në pushtet.

“Vetëm një mungesë e plotë e përgjegjësisë mund të rezultojë me një vonesë kaq të madhe të ekipeve që do të marrin vendime për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe që do të ndikojnë konkretisht në punën e ministrive”, deklaron Artan Muhaxhiri.

Vonesat për emërimin e zëvendësministrave dhe 126 këshilltarëve politikë, sipas burimeve të Top Channel brenda LDK-së, kanë ndodhur për shkak se kryesia e partisë ka vendosur që të marrë propozime nga degët rreth emrave që do të zgjidhen.

Mësohet se degët e partisë së kryeministrit Mustafa kanë propozuar rreth 700 emra të mundshëm për këshilltarë dhe zëvendësministra. Analisti Muhaxhiri mendon se emërimi i militantëve partiakë në poste këshilltarësh po dëmton cilësinë e punës së ministrave.

“Në Kosovë është bërë rutinë që në postet e këshilltarëve të sistemohen militantët politikë dhe që postet e tyre të shërbejnë vetëm e vetëm sa për një rrogë. Kjo është një fatkeqësi sepse ndikon drejtpërdrejt në kualitetin e punës së ministrave dhe të ministrive”, nënvizon Muhaxhiri.

Por nuk do të jenë vetëm postet politike në ekzekutiv, ku dy partitë e koalicionit do të sistemojnë zyrtarët e tyre partiake. Sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje ata në ditët në vijim do të ndajnë edhe postet e mbetura bosh në të gjitha bordet e agjencive të pavarura të Kuvendit si dhe bordet e kompanive publike.

Më Shumë

Trashëgimia historike e Prizrenit, destinacioni i preferuar i turistëve e huaj

Prizreni, një nga qytete më të bukura dhe historike të Kosovës, është bërë tashmë destinacioni i preferuar nga shumë vizitorë të huaj. Për turistët,...

Emilja Rexhepi: Të votojmë për formimin e qeverisë, nuk na duhen zgjedhje të reja

Pas vendimit të deputetes Duda Balje për të kaluar në opozitë, janë shtuar zërat se kjo lëvizje është ndërlidhur me përplasjet dhe mosmarrëveshjet me...

Lajmet e Fundit