10.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

EULEX-i përpiqet ta ndreqë imazhin me reklama

EULEX-kosoveNjë avokat ishte sëmurë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Shenjat i kishte për një sulm në zemër.Ambulanca ishte vonuar rreth 20 minuta. Gjatë kësaj kohe, atë e kishin ndihmuar dy pjesëtarë të njësisë për mbrojtje të afërm të Policisë së EULEXI-it duke i bërë masazh në gjoks për ta mbajtur të gjallë zemrën e tij.

Dhënia e ndihmës së parë këtij avokati nga këta dy zyrtarë policorë është përmbledhur si njëri nga sukseset e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë në një shtojcë prej katër faqesh, të botuar me pagesë në një të përditshme kosovare më 28 dhjetor 2014, shkruan “Koha Ditore”.

“Jo vetëm që ata të dy zyrtarë ia kthyen në jetë zemrën e atij personi, por gjithashtu e mbajtën atë në jetë gjatë pritjes së mundimshme njëzetminutëshe për arritjen e autoambulancës”, shkruan në këtë raport që flet për anën humane të dy zyrtarëve të Policisë.

Më Shumë

Nesër mbahet takim letrar në nderim të profesorit Hajdar Mallaku

Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, nesër do të mbahet një takim letrar përkujtimor në Prizren. Takimi organizohet nga Shoqata për...

Ndahet nga jeta profesori Hajdar Mallaku

Ka ndërruar jetë profesori Hajdar Mallaku, i cili deri në pension ka punuar  në gjimnazin "Gjon Buzuku" në Prizren. Ai  ka dhënë kontribut të çmuar...

Lajmet e Fundit