8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Ku janë statujat Ramadan Muja?

Drita Millaku VVDrita Millaku

Si duket Ramadan Muja nuk e njeh Kuvendin Komunal Të Prizrenit. Përpos që nuk merr pjesë në mbledhjet e asamblesë ai nuk i zbaton as vendimet e saj. Vendimi i datës 19.09.2013 për punimin dhe vendosjen e statujës së “Vrapueses së Prizrenit” e obligon Mujën që ta gjënë lokacion të përshtatshëm për vendosjen e saj. Kaluan mbi një vit e gjysmë dhe ky vendim nuk po përfillet.

Po t’i analizojmë vendimet e marra në këtë periudhë kohore nga kjo qeverisje, do të vërejmë se vetëm brenda dy muajve të kësaj periudhe, pra shtator-tetor, z. Ramadan Muja ka lëshuar mbi 100 vendime të cilat kryesisht kishin të bënin me joshjen e qytetarëve dhe përfitimet e militantëve partiak. E njëjta praktikë është përdorur në maj të vitit 2014 gjatë fushatës së zgjedhjeve nacionale. Kjo do të thotë që në mënyrë indirekte dhe direke ai i ka blerë votat me këto vendime.

Se z. Ramadan Muja nuk i përfill vendimet e asamblesë tregon vendimi i lëshuar me datë 23.05.2013 vendim ky i cili ka të bëjë me ngritjen e shtatores “Adem Jashari”, për të cilën gjë as nuk është diskutuar e as realizuar nga Ramadan Muja. Kjo qeverisje thirret në emër të dëshmorëve të cilët kanë sakrifikuar jetën për lirinë e vendit, e në anën tjetër përfitojnë nga këta dëshmorë siç e kemi rastin e dhimbshëm të keqpërdorimit të njohur të javës së “Remzi Ademaj”.

Kësaj qeverisje nuk u mjafton vetëm vjedhja në emër të dëshmorëve, këta vjedhin edhe në emër të projekteve madhore dhe kombëtare siç është rasti i rrugës Prizren-Tetovë. Në vendimin e asamblesë të datës 21.02.2013 për ndarjen e mjeteve për studimin e fizibilitetit me qëllim të ndërtimit të kësaj rruge, po bëhen dy vite dhe 70.000 € të ndara për këtë projekt nuk dihen se ku janë avulluar. E për këto para duhet të jep llogari kjo qeverisje!
Asamblesite e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Kuvendi Komunal Prizren

Më Shumë

Theret me thikë një person në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar dhe e kanë therur me thikë një tjetër. Sipas policisë, viktima është dërguar për...

Ferma familjare në Suharekë: Punë pa ndalë dhe sfida të përditshme për mbi 100 krerë bagëti

Meraklinjtë e mbarështimit të gjedhëve në Komunën e Suharekës, si Avni Gashi, kanë arritur t`i përmirësojnë kushtet në stallat e bagëtive. Ky fermer kujdeset...

Lajmet e Fundit