17.6 C
Prizren
E enjte, 31 Korrik, 2025

Jahjaga përshëndet vendimin e NATO-s për FSK-në

Atifete jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka përshëndetur vendimin e Aleancës ushtarake Veri-Atlantike për deklarimin e arritjes së kapaciteteve të plota operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në deklaratën e Presidentes thuhet:

Vendimi i NATO-s për të deklaruar arritjet e kapaciteteve të plotë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës shënon një sukses të ri të kësaj force dhe për përpjekjet e gjithmbarshme të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për të ndërtuar një shtet prosperues dhe për të përmbushur vizionin e një force të qëndrueshme me një të ardhme të qartë.

Forca e Sigurisë së Kosovës ngërthen në vete synimin tonë për të krijuar infrastrukturë të plotë të sigurisë, në përputhje me nevojat e Republikës së Kosovës dhe e përgjegjshme për t’iu dalë në ndihmë dhe për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të saj pa dallim. Përkushtimi i palëkundur ndaj misionit të saj për një Kosovë demokratike dhe paqësore e ka renditur FSK-në në mesin e institucioneve më të besueshme të Republikës së Kosovës, sukses ky që u kurorëzua sot me vendimin e NATO-s.

Në këtë ditë të rëndësishme për FSK dhe Republikën e Kosovës, dua të falënderoj posaçërisht për punën e tyre të palodhshme oficerët e FSK-së, NATO-n dhe forcën e saj paqeruajtëse në Kosovë si dhe Gardën Kombëtare Amerikane për mbikëqyrjen dhe përkrahjen konkrete që i kanë ofruar Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të kryer të gjitha detyrat që i ngarkohen asaj. Në një të ardhme të afërt presim që Republika e Kosovës të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe dhe anëtare me të drejta të plota e NATO-s.

Në integrimin tonë euroatlantik, FSK-ja do të jetë mekanizëm i rëndësishëm i zbatimit të politikave të emergjencave dhe të sigurisë së vendit tonë dhe i angazhimit dhe kontributit të Republikës së Kosovës në misionet e përbashkëta me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë.

Më Shumë

Suharekë: Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.K., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar...

Joseph Godwin, transferi më i ri i Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit shtatlartë dhe me përvojë ndërkombëtare, Joseph Godwin, i cili i bashkohet skuadrës bardhekaltër pas një aventure të...

Lajmet e Fundit