11.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

SBASHK : Institucionet të ndërrojnë qasjen e gabuar

RrahmanJasharaj-sbashkSindikata e Arsimit ka adresuar një Këshillë publike institucioneve qendrore e lokale të Kosovës.

“Qasja e gabuar ndaj problemeve nuk sjell zgjidhje të tyre”, thuhet në komunikatën e dërguar nga kjo sindikatë, të nënshkruar kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.

“Të nderuarit përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale të pushtetit, e di se kjo këshillë imja nuk do Ju pëlqej, por po ua them publikisht. Ju keni qasje të gabuar ndaj problemeve ekzistuese e reale dhe prandaj kjo qasje edhe nuk sjell zgjidhjen e tyre. Ju kujtoj se Kontrata Kolektive e sektorit të Arsimit Parauniversitar është nënshkruar në prillin e vitit 2014 dhe ishte marrëveshje që për shkak të mos planifikimeve buxhetore të pritej janari i vitit 2015 për t’u bërë këto planifikime. Planifikimet, po thoni , nuk janë bërë dhe kjo ishte qasje e gabuar”, ka thënë Jasharaj.

Ai bënë të ditur se personalisht me me stafin e tij udhëtoi komunë me komunë dhe u takua me drejtorët e DKA-ve që në verë duke alarmuar se janari po vjen dhe se duhet përgatitur për implementimin e Kontratës Kolektive.

“Ata pohuan me kokë dhe e lan me aq. Qasje e gabuar. Ju kujtoj se u zhvilluan takime e takime me qeveritarë të lartë dhe SBASHK-u alarmoi për gjendjen dhe e tha troç se po nuk u zbatua Kontrata Kolektive nga 10 janari do të ketë veprime të përshkallëzuara sindikale. Institucioneve qendrore e lokale nuk u kishte lënë përshtypje kjo. Qasje e gabuar. Erdhi e marta dhe greva njëorëshe nisi në shkollat fillore e të mesme të Kosovës. Mbi 95 për qind e institucioneve arsimore të Arsimit Parauniversitar respektuan kërkesën e tyre të përforcuar me nënshkrime. MASHT në komunikatën e vet përmend disa shkolla që nuk ishin në grevë , por pranë atij numri është dashur të cek sa institucione shkollore iu përgjigjen grevës. Qasje e gabuar”.

SBASHK apelon që Institucionet qendrore e lokale duhet ta kuptojnë seriozisht situatën dhe të ulen e të gjejnë zgjidhje.

“Implementimi i plotë i Kontratës duhet të ndodh dhe duhet të gjenden mjete se nuk janë shumë dhe nuk kërkohet të ndahen të gjitha për një herë , por pjesë- pjesë sipas muajve të vitit. Institucione qendrore e lokale ndërrojeni qasjen ndaj këtij realiteti. Angazhohuni sinqerisht dhe zgjidhje ka dhe është e lehtë. Nëse vazhdoni me avazin e vjetër mos harroni se qasja e gabuar ndaj problemeve nuk sjell zgjidhjen e tyre. Mos harroni se problemet mund të trashen. Mos harroni se SBASHK-u deri në implementimin e plotë të Kontratës Kolektive do të vazhdojë me veprimet sindikale sepse kjo është e drejtë e garantuar me ligjet gjegjëse të Kosovës dhe me Konventat Ndërkombëtare”, thuhet në këshillën e Jasharaj, drejtuar institucioneve.

Më Shumë

Krasniqi sonte përballet me Silva

Haxhi Robin Krasniqi dhe Jorge Silva do të  përballen sot mbrëma. Meçi mes tyre do të zhvillohet në Augsburg të Gjermanisë dhe i takon kategorisë...

Vajza në Rahovec raporton se i është zhdukur nëna

Një vajzë nga Rahoveci, ka raportuar në Polici se nëna e saj është larguar nga shtëpia të shtunën e javës së kaluar dhe nuk...

Lajmet e Fundit