12.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Nisma: Kush i dha leje Vuçiqit të vijë në Kosovë?

Nisma per kosove1Nisma për Kosovën edhe një herë ka pyetur institucionet e Kosovës se kush ia dha lejen për të ardhur në Kosovë, një kryeministër të vendit që ka pretendime të hapura territoriale ndaj Kosovës.

E po ashtu sipas Nisma-s, nuk është dashur të lejohet ai në Kosovë, kur vazhdon ta quan Kosovën “djep të Serbisë”.Nisma nëpërmjet një deklaratë dërguar Presidencës, kryeministrit, ministrit të Punëve të Brendhsme dhe atij të punëve të jashtme, ka pyetur se a kanë përgjegjësi për t’i njoftuar qytetarët e këtij vendi, në mënyrë që të jeni transparent, çka po ndodhë me vizitën e Kryeministrit të Serbisë në Kosovë.

Ja deklarata e plotë:

A u ka pyetur kush për ketë vizitë dhe kush ia dha lejen për të ardhur në Kosovë, një Kryeministër i vendit që ka pretendime të hapura territoriale ndaj Kosovës, një Kryeministër i shtetit që ka ushtruar gjenocid në Kosovë dhe nuk ka kërkuar as falje për atë gjenocid, dhe i cili vazhdon ta quan Kosovën “djep të Serbisë”. As politika e Millosheviqit nuk thoshte më shumë. Një Kryeministër, vendi i të cilit në Kushtetutën e tij, Kosovën e ka pjesë të Serbisë? Një Kryeministër që nuk e njeh shtetin tuaj dhe as ju si udhëheqës të tij?!

E gjithë mënyra sesi po vjen Vuçiqi, i gjithë protokolli i tij, i bërë nga njerëzit e tij, pa u pyetur juve fare, pa pasur as vullnetin më të vogël për t’ju takuar, si të parë të këtij vendi, ai po thotë: “Unë kam ardhur në krahinën e Kosmetit (emërtimi zyrtar serb për Kosovën), si pjesë të pa ndashme të Republikës së Serbisë dhe shkoj ku të dua dhe ju udhëheqësit fiktiv të Kosovës, nuk guxoni të ma prishni timin e duhanit”?! Ky është mesazhi i këtij udhëtimi të Vuçiqit në Kosovë. Ketë mesazh ai po ua jep edhe qytetarëve serbë në Kosovë dhe në Serbi.

Ju, zyrtarë të Republikës se Kosovës, nëse nuk është kështu si u tha më lartë, mund t’ua thoni të kundërtën qytetarëve të Kosovës, të cilët po arrini t’i mashtroni me sukses?! A po jo? Bëhu transparent para qytetarëve me “kaçikun që e keni”. Këtij vendi i duhet thënë e vërteta edhe nëse ajo është me pelin!.

Më Shumë

“Beteja e Koshares” – Quni: Në raport me Serbi gjithmonë krijonim epërsi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me Betejën e Kosharës. Quni...

Tyson i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh

Lufta e ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tyson kundër youtuber-it Jake Paul më 20 korrik do të jetë një ndeshje profesionale dhe do...

Lajmet e Fundit