1.7 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Ja pse Limaj nuk e pranoi ofertën e Thaçit për të hyrë në qeveri

Fatmir Limaj 230Lideri i Nismës, deputeti Fatmir Limaj, ka thënë se prishja e bllokut i shkoi për shtati vetëm Isa Mustafës. Ai kritikoi edhe qeverisjen Mustafa, të cilën e ka quajtur vazhdimësi të qeverisjes së kaluar.

Sipas tij numri i madh të zëvendësministrave që pritet me i pas kjo qeveri është shumë i madh dhe është abuzim, sepse sipas tij asnjë ministri nuk ka nevojë për ma shumë se një zëvendësministër.

“Sot e kemi një qeveri e cila ka 21 ministri, nuk ka ndalur askush për të na treguar pse janë bërë 21 ministri, sepse ju kur ta zgjeroni kabinetin duhet me dhenë një arsye para qytetareve… arsyeja e vetme është për të kënaqur ose për të amortizuar pakënaqësitë dhe për të krijuar hapësira për akomodime të njerëzve… asnjë ministri nuk ka nevojë për ma shumë së një zv/ministër”, tha Limaj në Emisionin “FORUM” të Televizionit Rrokum.

Sipas tij blloku ofroi një pikë shprese. Por, prishja e bllokut ia mundësoi Isa Mustafës me i mbërri qëllimet e veta.

“Z.Mustafa ka arrit qëllimin e vetë që e ka pasur. Pak kush ka besuar se partia demokratike si partia më e votuar në vend do t’i jep kryeministrin (LDK-së) duke e marr parasysh këtu edhe fushatën që e ka bërë PDK-ja në drejtim të kryeministrit aktual, por, si do që të jetë edhe këtu u pa se gjerat edhe mund të ndryshojnë, dhe ne ketë drejtim Mustafa v.s. Thaçi, mendoj se Mustafa është fitues“, ka thënë ai.

Limaj edhe njëherë e mohon të jetë takuar me ish-shefin e tij të partisë Hashim Thaci. Ai tregon ofertën që i është bërë Nismës prej Partisë Demokratike.

“Ne, PDK-ja dhe minoritetet mund ta ndërtojmë qeverisjen, kështu ka qenë oferta… ne nuk kemi mundur ta pranojmë këtë ofertë ngase votën qytetarëve ua kemi kërkuar për ndryshim”, tha Limaj.

Kryetari i NISMA-s në fund rrëfen se si ishte krijuar Blloku, sipas tij iniciativën e nisën bashkë me Isa Mustafën, pas një telefonate të tij, e më vonë iu bashkuan edhe Haradinaj e Kurti.

Më Shumë

Borë e acar në ndërrimin e motmoteve, paralajmërohen temperatura deri në -20 gradë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim...

E dhimbshme: Vajza 8-vjeçare dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës

Një vajzë 8-vjeçare është dërguar pa shenja jete mbrëmë nga Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharkën në repartin e Emergjencës në Suharekë. Këtë e...

Lajmet e Fundit