20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Aktakuzë kundër Sami Lushtakut për tenderin 6-milionësh

EULEX-kosoveNdikimi i Sami Lushtakut mbi drejtorin e KEK-ut, Arben Gjuka, dhe kryetarin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, ka rezultuar që një tender milionësh t’i jepet djalit të vëllait të tij, Milaim Lushtaku, shkruan sot Koha Ditore.
Si pasojë KEK-u është dëmtuar mbi gjashtë milionë euro. Vlerën e këtij dëmi e ka llogaritur Prokuroria, që ka ngritur aktakuzë të premten kundër kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe gjashtë personave të tjerë.

EULEX-i ka njoftuar për ngritjen e aktakuzës pa dhënë detaje. “Koha Ditore” ka zbuluar se prokurori i EULEX-it hetimet dyvjeçare i ka finalizuar me ngritjen e aktakuzës kundër Sami Lushtakut, kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, drejtorit menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj, shefit të prokurimit në këtë kompani publike, Hasan Pruthi, dhe pronarëve të kompanisë “Security Code”, Milaim Lushtaku dhe Esat Tahiri, dhe partnerit të tyre në këtë tender, drejtorit të WDG-së, Agron Jusufi. /Koha Ditore/

Më Shumë

Shorter – Cheese, duel i yjeve në gjysmëfinale të Play-off-it

Gjysmëfinalja e “Play-off”-it në ProCredit Superligë mes Bashkimit dhe Borës ka prodhuar një nga duelet më të forta individuale të sezonit, ku Shannon Shorter...

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Lajmet e Fundit