Kapet një person i dyshuar për gjashtë vjedhje në Prizren

arrestimi 2Një person është arrestuar në Prizren i dyshuar për gjashtë raste të vjedhjeve.

“Të shtunën pasdite, një qytetare me banim në rrugën “Fahredin Hoti”, ka denoncuar në Policinë e Prizrenit rastin e vjedhjes së rëndë e cila kishe ndodhur në shtëpinë e saj, me ç’ rast ishte vjedhur një sasi e konsiderueshme e stolive të arta. Pas pranimit të rastit, hetues policorë kanë nisur me hetimin e rastit dhe të nesërmen është identifikuar personi i dyshimtë i cili është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, ka thënë për Gazetën Tribuna, Hazir Berisha, zëdhënës rajonal në Prizren.

I ballafaquar me provat materiale, i dyshuari i ka treguar policisë edhe për pesë raste tjera të ngjashme. Në konsultim me prokurorin, është vendosur që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor, ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e rasteve të tjera.

Më Shumë

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit