Një muaj paraburgim për Azem Bogajn

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar një muaj paraburgim Azem Bogajt nga fshati Grejqevcë të Suharekës.

Ai dyshohet se ka vrarë kushëririn e tij, Flamur Bogën.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit nga data 16.01.2015 në ora 22:00, dhe do të zgjasë deri me datën 15.01.2015”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

I pandehuri dyshohet se me datën 03.01.2015, rrethe orës 15:30 minuta në rrugën e fshatit Grejqevcë,në afërsi të lokalit “ Qarri “ për shkak të mosmarrëveshjes dhe ngatërresave familjare me të dëmtuarin, me dashje e privon nga jeta kushëririn e tij Flamur Boka.

Azem Boga ka qenë në arrati. Ai është arrestuar nga Policia me datën 16.01.2015./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit