5.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Dialogu mund ta ndryshojë ligjin në fuqi për gjykatat

Gjykata-peshorjaPropozimmarrëveshja për sistemin e drejtësisë në veri ka marrë mbështetjen politike të palëve të përfshira në dialogun Kosovë-Serbi, që po ndërmjetësohet nga Brukseli, ndërkohë që plani për implementim ende nuk është dakorduar në tërësi, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës që kanë njohuri për procesin e dialogut kanë bërë të ditur se në takimin që pritet të shënojë rinisjen e dialogut më 9 shkurt të këtij viti, fillimisht palët do të kenë një takim njoftues, pasi që ka akterë të rinj në proces, ndërkohë që gjatë takimit të punës do të ketë përpjekje për afrimin e qëndrimeve drejt marrëveshjes për funksionalizimin e gjyqësorit në veri.

“Për gjyqësorin në veri në parim ekziston një dakordim politik. Por ende nuk ka një pajtim për planin e zbatimit”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë theksuar se marrëveshje për sistemin e drejtësisë në veri ende nuk ka dhe njëherësh kanë siguruar se ujdia me Serbinë nuk do të imponojë ndryshim të legjislacionit kosovar.

Më Shumë

AURON vjen me këngë të re GJYNAH!

AURON në botën e muzikës ka hyrë fuqishëm dhe po vazhdon të sjell këngë te bukura ku se fundmi ka sjell edhe këngën e...

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat,...

Lajmet e Fundit