13 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Albatros Rexhaj, në Shkup për takim me lexuesit e tij

zonja zLibri “Zonja Z”, botuar nga PEGI, u radhit si një nga bestsellerët e panairit TIRANA 2014.

Me datë 28 janar, në Librarinë e Qarshisë në qytetin e Shkupit autori kosovar Albatros Rexhaj vjen në një takim e diskutim me të gjithë adhuruesit e vargjeve e librave të tij.
Albatros Rexhaj është shkrimtar shqiptar i lindur në Prizren (1975). Jeton në Prishtinë dhe aktualisht bashkëpunon me shtëpitë botuese PEGI dhe DUDAJ në Tiranë.

Libri “Zonja Z”, botuar nga PEGI, u radhit si një nga bestsellerët e panairit TIRANA 2014. Librat “Edith” (nëntor 2013) dhe “Ditar dashurie i një shkrimtari” (nëntor 2012), që të dy të botuar nga DUDAJ, u radhitën si atraksione letrare gjatë panairit Tirana 2012 dhe Tirana 2014.

Romani “Bombë në Beograd” (Qershor 2012, DUDAJ), për tre muaj radhazi qëndroi në pesë librat më të kërkuar në Kosovë.

“Zonja Z” është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Dy shpirtra binjakë kërkohen, gjenden dhe të kapur dorë për dore përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare. Kjo është beteja e shumë të tjerëve dhe përfundimi i trishtë i kësaj historie tingëllon si një kambanë alarmi. / KultPlus.com

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba gjatë 24-orëve në vend

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 276 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Kosova, krizë institucionesh e çmimesh të produkteve bazë

Është vetë politika ajo që me shembullin e saj për paaftësi të krijojë institucionet e dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, madje duke dështuar...

Lajmet e Fundit