6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Në Rahovec vazhdon regjistrimi i Legalizimit të ndërtimeve pa leje

Rahoveci14-29Në Rahovec po vazhdon regjistrimi i Legalizimit të ndërtimeve pa leje, gjegjësisht ndërtimeve ekzistuese në kohën e hyrjes në fuqi të Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje sipas dëshmive të hartës ortofoto digjitale të datës 13 gusht 2013.

Zyra e Legalizimit në Rahovec është nga mëngjesi e vizituar nga qytetarët, si nga qyteti ashtu edhe nga pjesët rurale, ku po aplikohet për regjistrim të legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Koordinatori i Zyrës për Legalizim, Jeton Kadiri, thotë se në ditë po regjistrohen 80 – 100 qytetarë të cilit po aplikojnë, ku afati i regjistrimit është 05 shkurt 2015, ndërkaq në zyrën e Rahovecit punon stafi prej 6 anëtarësh.

Kadiri thotë se zyrtarisht nuk ka informata se a do të shtyhet afati i regjistrimit, ku sipas dinamikës së punës, afati duket i shkurtër duke marrë parasysh numrin e madh të ndërtimeve pa leje. Sidoqoftë, Kadiri thotë se pas 5 shkurtit, do të bëhet inspektimi i të gjitha aplikacioneve.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka...

Lajmet e Fundit