14.9 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Berisha: Familjet e dala nga lufta do t’i marrin banesat

Ymer-Berisha zedhenes i KKse ne prizren2Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha ka garantuar familjet e dala nga lufta, se do t’i marrin banesat posa të përfundojnë punimet.

“Ende nuk kanë përfunduar punimet në banesat ku pritet të sistemohen edhe 54 familje të këtyre kategorive nga 92 sa është numri i tërësishëm i familjeve, të cilat i ishin nënshtruar shortit nga komisioni komunal në një ceremoni të organizuar me 26 nëntor të vitit të kaluar drejtoria komunale për punë dhe mirëqenie sociale”, ka thënë Berisha transmeton TVO.

Edhe drejtuesit e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, kanë thënë se familjet e përzgjedhura nuk duhet të shqetësohen rreth ndonjë manipulimi të mundshëm.

Xhevit Berisha, kryetar i SHFD, bëri të ditur se në muajt e parë të stinës së pranverës, do të rregullohet edhe çështja e 70 familjeve të tjera që do të jenë përfituese të banesave nga komuna.

Familjet e përzgjedhura të cilave iu janë dhuruar çelësat ,janë në pritje se kur ato do të vendosen nëpër objekte të reja banimit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni diskuton rishikimin e Grantit të Performancës Komunale me partnerët ndërkombëtarë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot konsulentin ndërkombëtar për rishikimin e Grantit të Performancës Komunale, Gerhard Van’t Land, si dhe...

Nasheci drejt shndërrimit në pikë të rëndësishme turistike

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Adem Morina, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugëve dhe...

Lajmet e Fundit