16.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Shtyhet afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Prizren

Ndertime6-09Sot ishte dita e fundit për aplikim të qytetarëve që ka të bëjë me legalizimin e ndërtimeve pa leje.Mirëpo, në orët e hershme të mëngjesit është bërë e ditur nga Departamenti për Planifikim Hapësinor për Ndërtim dhe Banim, se qytetarët do të kenë mundësi që deri më datën 11 qershor mund t`i dorëzojnë kërkesat e tyre për legalizim në komunat e tyre.Një gjë e tillë është bërë e ditur edhe nga koordinatori i Task Forcës për regjistrim të pronës pranë Drejtorisë së Urbanizmit në Prizren, Arben Gashi. Koordinatori Gashi, tha se Task Forca komunale në Prizren do të vijojë me angazhimet e parapara për këtë proces të rëndëishëm deri me këtë datë.

Ai tha se prej fillimit të këtij procesi në Prizren, sipas të dhënave zyrtare janë dorëzuar 9780 kërkesa për legalizim nga qytetarët, ndërsa numri i objekteve pa leje në teritorrin e komunës sonë tha ai kap shifrat e rreth 30 mijë ndërtimeve.

Koordinatori Gashi, apeloi te qytetarët që mos të hezitojnë por të aplikojnë për regjistrim të pronës, e cila është në interes të vet qytetarëve, theksoi ai.

Qytetari, Muharrem Bytyçi, e vlerëson tejet të rëndësishëm këtë proces, dhe është i kënaur me punën që është duke e bërë Task Forca për regjistrim. Ndërkaq, Blerim Saramati, thotë se vonesa në aplikim nuk ka pasur përveç në sportelet e administratës gjatë nxjerrjes së dokumentave të kërkuar për aplikim.

Ai shprehu besimin se procesi i shqyrtimit do të ndodh shumë shpejtë, për shkak të nevojës që kanë qytetarët, theksoi ai. Procesi i aplikimit në zyret e Drejtorisë së Urbanizmit në Prizren do të vijojë normalisht, pa ndonjë ndryshim pas shtyerjes së afatit nga Ministria e Mjedisit…/TV Prizreni/

Më Shumë

SBAShK-u: Pro pezullimit të grevës votuan 54.88%, kundër pezullimit 45.12%

SBAShK-u përmes një postimi në Facebok ka treguar se pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë...

Punime në rrjet/ Këto fshatra të Hasit nuk do të kenë rrymë të shtunën

KEDS ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike të shtunën në disa fshatra të Hasit të Prizrenit, raporton PrizrenPress 01.10.2022 Punime të domosdoshme për siguri të...

Vranët dhe me shi

Lajmet e Fundit