23.1 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Kandidatët e veteranëve ende shpresojnë për regjistrim

UP-rektoratiShoqatat e luftës sërish kanë ngritur tensione rreth pranimit të kandidatëve të tyre në Universitetin e Prishtinës. Kësaj radhe duke cituar zyrtarë të lartë të Rektoratit t’u kenë premtuar regjistrim në Universitet, ndonëse menaxhmenti kishte vendosur ndryshe, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu, zyrtarë të lartë të UP-së dhe kandidatët për studentë në këtë universitet, nga listat e kategorive të luftës, kanë dalë me deklarata krejtësisht kundërthënëse, pas një takimi të përbashkët që kanë mbajtur në Rektoratin e UP-së.

Një grup i kandidatëve nga shoqatat e luftës janë takuar të enjten paradite me kryetaren e Këshillit Drejtues të UP-së, Shefkije Islamaj, dhe menjëherë pas takimit kanë deklaruar para gazetarëve se Islamaj u ka premtuar regjistrim në UP.

Argjend Softolli, përfaqësues i grupit të kandidatëve, tha para gazetarëve se kryetarja Islamaj ka thënë se studentët kanë të drejtë në kërkesat e tyre.

Më Shumë

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Lajmet e Fundit